Klinaku: Kemi përgjues në zyre të OVL-UÇK: I kam gjetë ato pllakat e hequra por s’i preku - NACIONALE

Klinaku: Kemi përgjues në zyre të OVL-UÇK: I kam gjetë ato pllakat e hequra por s’i preku

1 vit më parë

nga NACIONALE

Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka thënë në “Frontal” të T7 se dyshon që kanë kanë përgjues në zyrë.

Sipas Kliankut mund të jenë të vendosura edhe kamera në zyrat e OVL-UÇK.

Deklarata e tij vjen pasi sot Specialja ka kryer disa arrestime.

“Natyrisht që kemi përgjues brenda, sepse unë kur kam hyrë aty i kam gjetë ato pllakat e hequra dhe e di që ka përgjime, me prek nuk ia preku, le të përgjojnë sa dojnë. Bile dyshoj që edhe kamera ka aty”.

“Këta janë duke e penguar drejtësinë, kanë shantazhu e kërcënu dëshmitarët. Kemi shumë raste që i kanë shantazhu dëshmitarët që qëllim e kanë që ta stërzgjatin mandatin sepse i kanë pagat e majme”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme