Klinaku: Ata seancën, ne protestën - NACIONALE

Klinaku: Ata seancën, ne protestën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që veteranët e UÇK-së të mos përjashtohet nga projektligji, i cili i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Ai ka deklaruar për gazetën Nacionale se më nuk janë kontaktuar nga Qeveria e Kosovës për këtë çështje.

Nuk na ka thirrur askush. Ne kemi pritur se do të na thërrasin që të shkojmë në komision në dëgjim publik, por deri me tani askush nuk na kanë thirrur. Ka qenë premtim që të na thërrasin prapë, por unë iu kam thënë se ato qëndrime nuk kanë nevojë me na i dërguat me shkrim hiq. Në nuk lëshojmë pe, qëndrimi i jonë është se ligji duhet të kthehet ashtu siç ka qenë”, ka thënë ai.

Klinaku ka treguar se amandamentet e PDK-së dhe AAK-së janë në përputhje me kërkesat e tyre.

I kam parë amandamentet e partive opozitare, ato janë në përputhje me kërkesat tona. Pra, kërkojmë që ligji të kthehet ashtu siç ka qenë dhe veteranët të jenë pjesë e ligjit për rritjen e pagës minimale”, është shprehur Klinaku.

Në të kundërtën, sipas tij, veteranët nuk do ta ndalin protestën. “Ju qëndrimin tonë e dini. Ata seancën e ne protestën”, ka thënë Klinaku.

Lajme të ngjashme