“Kjo është Serbi”: Rivendoset parulla provokuese në veri, zv.ministri Vokrri e përmend “keqpërdorimin e fëmijëve”
Arbër Vokrri, zëvendësministër i MAPL-së, ka shkruar mbrëmë, rreth mesnatës, një status, në të cilin ka njoftuar për rikthimin e parullës provokuese në veri. Më saktë, të një mbishkrimi “Kjo është Serbia”, që ishte hequr ditë më parë në veri të Kosovës.
Vokrri shkroi se s’është në rregull të keqpërdoren fëmijët për vendosjen e “mbishkrimeve lajthitëse në gjysmë të natës”.
“S'osht ne rregull me i keqperdore femijet per me vendose mbishkrime lajthitese ne gjysme te nates. Siq nuk osht ne rregull me imponu emra te rinj toponimesh pa aprovim te popullates.” – shkroi ai.