Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare, pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova - NACIONALE

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare, pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova, në disa prej pikave kufitare po vazhdojnë. Pritjet më të gjata janë në Merdarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, duhet të prisni deri në 3 orë. Për të hyrë, pritjet po zgjasin 10-15 minuta.

Te pika kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë janë 25-30 minuta, derisa për të hyrë 5-10 minuta.

Pritjet për dalje në Muçibabë janë 10-15 minuta, e për të hyrë 5 minuta.

Në pikat e tjera kufitare pritjet për hyrje-dalje janë nga 3 deri në 5 minuta

Lajme të ngjashme