"Është në agjendë", ambasadori ukrainas në Tiranë flet për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Kievi - NACIONALE

"Është në agjendë", ambasadori ukrainas në Tiranë flet për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Kievi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka bërë të ditur se çështja njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina është "në agjendë".

Ai nënvizoi se Kievi e vlerëson ndihmën që ka marrë nga Kosova dhe se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është në agjendën e tyre.

“Ne e dimë për ndihmën e Kosovës dhe e vlerësojmë atë. Sigurisht që kjo çështje është në agjendë, siç e ka përmendur Ukraina, sot po mendojmë si të dalim nga zjarri i luftës dhe çështja e Kosovës ka më shumë karakter politik ku duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme”,pohoi Shkurov për News24.

Lajme të ngjashme