Kina u bëri thirrje qytetarëve që të largohen nga Ukraina
Kina dhe Kazakistani janë ndër vendet e fundit që u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina, duke përmendur arsye sigurie.
Ministria e Jashtme e Kinës dhe ambasada kineze në Ukrainë u kanë thënë qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina, duke përmendur një "situatë të vështirë sigurie".
Ambasada kineze njoftoi se do të ndihmojë në evakuimin dhe transferimin e atyre që duhet të largohen.
Ambasada e Kazakistanit në Ukrainë gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të saj të largoheshin dhe i paralajmëroi ata që të mos udhëtonin në Ukrainë "në dritën e intensifikimit të sulmeve ndaj infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare", në një deklaratë të lëshuar javën e kaluar.
“Për ata që janë ende në vend, mos i injoroni sirenat e sulmit ajror, qëndroni të strehuar dhe në strehimore”, shtoi ambasada. /Nacionale/