Kina thotë se është në kontakt me ShBA-në për vizitën e pritur të Pelosit në Tajvan
Kina ka qenë në komunikim me Shtetet e Bashkuara për vizitën e pritur të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan, tha të martën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying.
Pelosi e nisi vizitën në katër shtete aziatike të hënën në Singapor. Ajo e vizitoi edhe Malajzinë dhe pritet që ta vizitojë edhe ishullin vetëqeverisës pavarësisht nga paralajmërimet e Kinës.
Më herët, Gazeta Nacionale raportoi se ShBA-ja ka dërguar katër luftanije në lindje të Tajvanit para vizitës së pritur të Pelosit.