Kina njofton për stërvitje me zjarr në brigjet e Tajvanit
Media shtetërore kineze, ka njoftuar se Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës do të zhvillojë ushtrime tre-ditore me zjarr të drejtpërdrejtë duke filluar nga nesër, me të gjitha anijet dhe avionët civilë që janë ndaluar të hyjnë në rajonet e stërvitjes.
Njoftimi për zhvillimin e stërvitjeve ka ardhur brenda një ore pas arritjes së Nancy Pelosit në Tajvan, përkundër kundërshtimit dhe kërcënimeve të ashpra nga Pekini.
Në një përgjigje të vizitës tashmë të realizuar, ministria e Mbrojtjes kineze ka thënë se “ushtria kineze është vënë në gatishmëri të lartë dhe do të nisë "operacione ushtarake të synuara".
Duke u parë si një paralajmërim, kujtojmë se, pak para vizitës së Pelosit në Tajvan, Kina pezulloi edhe importet nga 35 eksportues tajvanezë.
