Kina fillon ushtrime masive ushtarake me municion të vërtetë afër Tajvanit - NACIONALE

Kina fillon ushtrime masive ushtarake me municion të vërtetë afër Tajvanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediet shtetërore kineze po raportojnë se ushtria e Kinës është duke kryer ushtrime me artileri me rreze të gjatë në Ngushticën e Tajvanit, duke theksuar se “rezultatet e pritura janë arritur”.

Agjencia “Reuters” raportoi se rreth dhjetë anije të forcave detare kineze e kaluan vijën e mesit të Ngushticës së Tajvanit të enjten në mëngjes.

Linja e mesit është vijë joformale që e ndan Tajvanin nga territori kryesor i Kinës.

Tajvani ka aktivizuar sisteme raketore për ta përcjellë aktivitetin e forcave ajrore kineze afër mijës së mesit, ndërsa edhe anijet mbeten afër për t’i vëzhguar aktivitetet e forcave detare kineze, tha një burim që refuzoi të identifikohej.

Lajme të ngjashme