Kina do të dërgojë trupa në Rusi për stërvitje të përbashkëta - NACIONALE

Kina do të dërgojë trupa në Rusi për stërvitje të përbashkëta

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ministria e Mbrojtjes së Kinës, ka njoftuar se trupat kineze do të udhëtojnë në Rusi për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga Rusia.

Muajin e kaluar, Moska njoftoi planet për të mbajtur stërvitjet "Vostok" nga 30 gushti deri më 5 shtator, duke thënë se në to do të marrin pjesë edhe disa forca të huaja.

Ndërsa Kina tha se në stërvitje do të përfshihen edhe forca nga India, Bjellorusia, Mongolia dhe Taxhikistani.

Këto stërvitje do të jenë të parat e zhvilluara nga Rusia që nga viti 2018, kur Kina mori pjesë për herë të parë.

Ministria tha se stërvitjet ishin "pjesë e një marrëveshjeje të vazhdueshme dypalëshe bashkëpunimi vjetor me Rusinë" dhe "të palidhura me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale".

Lajme të ngjashme