Kimete Berisha: Sikur t’i njihte shqiptarët, Kurti do të dinte se as që mërziten për Asociacionin - NACIONALE

Kimete Berisha: Sikur t’i njihte shqiptarët, Kurti do të dinte se as që mërziten për Asociacionin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka shkruar një shkrim të gjatë, ku ka komentuar disa tema, përfshirë deklarimet e pushtetit në lidhje me Asociacionin.

Sipas Berishës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i ka pëlqyer “modeli” i BE-së për Asociacionin.

“Kryeministrit Kurti i ka pëlqyer yrneku më i ri i Asociacionit i BE-së.

Glauk Konjufca tha se është Asociacion i mirë.

Por nuk na e tregojnë yrnekun e Asociacionit, ku me ditë pse...për të mos ia vjedhur idenë.

Pasi e mori lajmin se i është vjetëruar faji kur e ka sulmuar me gaz lotësjelles Kuvendin që sot e udhëheq, Glauk Konjufca tha se drafti i Asociacionit do të jetë i qeverisë së Kosovës (pra jo i Amerikës, siç ka propozuar Presidentja e as i BE-së, anipse Albini e ka begenisur).” – shkroi ajo.

Tutje, zonja Berisha ka shkruar se askush nuk mërzitet për Asociacionin.

“Kryeministri Kurti nuk i njeh mirë shqiptarët, se sikur t'i njihte mjaftueshëm do ta dinte se as që mërzitet kush për Asociacionin.

Janë të njëjtit shqiptarë që u çmendën për Çakorrin, pastaj kur ndodhi Çakorri u qetësuan, se nuk shtyhet Çakorri me gjoks.” – shkroi tutje ajo.

Lajme të ngjashme