Kimete Berisha reagon për videon e hoxhës duke e përdhosur flamurin
Kimete Berisha, blogere e famshme, ka reaguar sot në lidhje me videon e hoxhës Mazllam Mazllami duke e përdhosur flamurin.
Ajo e nis shkrimin e saj me shprehjen: ‘’Hoxha u bë për hajmali!’’.
Berisha reagon ndaj fjalëve të hoxhës ku ai nuk i jep vlerë flamurit sepse sipas tij është vetëm një harrën, leckë, bezë.
Ajo thotë se edhe teshat që ka veshur hoxha janë harrna, bezë e sipas tij ‘’pa vlerë’’, por se basma e mbulon ‘ trupin’ dhe roli i saj është më i madh se sa mendon hoxha.
‘’Edhe teshat që i ka veshur hoxha janë arna, beze, sipas tij 'pa vlerë'... ani provo e deshi e dil cullak, për ta kuptuar rëndësinë e arnave... se basma e mbulon 'turpin' dhe shëmtinë në rastin tuaj, prandaj e sheh që roli i basmës në jetën e njeriut është më i madh se sa që mendon ti’’- shprehet Berisha në rrjetin social ‘’Facebook’’.
Ajo i drejtohet hoxhës duke i thënë se shqiptar lind, kuse musliman bëhesh, dhe me ironi i thotë se "njeriu nganjëherë beson më pak e herë më shumë, e herë vozit Mercedes të falun, por shqiptar do të jesh gjithmonë."
‘’Pa flamurin kombëtar ne s'jemi pastaj shqiptarë, e musliman mund të jesh edhe nëse je rus a kinez. A po kupton? Shqiptar lind e mysliman bëhesh, sipas bindjes. Nganjëherë beson më pak, nganjëherë më shumë, nganjëherë e harron Zotin krejt, nganjëherë vozit mercedes të falun, ama shqiptar mbetesh në të gjitha rastet’’- shprehet Berisha.
Ajo gjithashtu e quan hoxhën ‘ bajat’, duke i thënë se kombin nuk do mund ta ndërroj asnjëherë, sepse nuk varet prej tij.
‘’Nuk varet prej teje a je a s'je shqiptar! Nuk mund të thuash: Po konvertohem valla në një komb tjetër, o bajat’’- shprehet e revoltuar ajo.
Si fund Berisha i thotë hoxhës: ‘’Grahi ti mercedesit, e shuj. Edhe mercedesi është teneqe, ama teneqe për merak!’’
REAGIMI I PLOTË:
