Kimete Berisha e quan “babë” Vjosa Osmanin: Është tutëse, prandaj u largua nga Mitrovica në lagjën luksoze në Prishtinë
Blogerja dhe opinionistja, Kimete Berisha ia ka kushtuar një shkrim presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Këtë të fundit madje, që në hyrje të shkrimit e cilëson si “Baba Vjosa”.
Sipas Berishës, Osmani nuk është bërë rehat prej kur mori postin e presidentes, duke thënë se e ka pushtuar frika e humbjes së pushtetit.
“- I është tekë Rusia. Nuk parashikon luftë me Rusinë, por e parashikon se Rusia do ta pushtojë Kosovën - pa luftë. - E ka dëgjuar fjalën 'hibride', thotë se lufta ruse për pushtimin e Kosovës do të jetë 'hibride', demek jo luftë-luftë klasike, por luftë 'e maskuar'! - Gjithkah sheh uniforma ushtarake të Rusisë.” – thotë ajo.
Ajo madje, thotë se kur Osmani u pyet se ku janë rusët që do a pushtojnë Kosovën, ka thënë se “nuk e di ku…”.
“- Është paranojake, sheh vetëm rrezik, kërcënim. Lexon mesazhe të 'fshehta' dhe dyshon në motivet e secilit. Ofendohet kollaj, e tërbon kritika, është defensive, vazhdimisht e zemëruar, hakmarrëse dhe agresive.” – shkruan ajo në Facebook.
Berisha tutje, e ka cilësuar si “frikacake” presidenten Osmani, duke thënë se për këtë arsye u largua nga Mitrovica.
“- Është tutëse e madhe dhe prandaj me familje me krejt u largua nga Mitrovica për një jetë më të mirë në lagjen luksoze të Prishtinës, ku nuk sheh rusë.” – ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
Baba Vjosa
- Prej ditës së parë Presidente, kurrë nuk u bë rehat.
Prej se është në pushtet - e ka pushtuar frika nga humbja e pushtetit.
- I është tekë Rusia.
Nuk parashikon luftë me Rusinë, por e parashikon se Rusia do ta pushtojë Kosovën - pa luftë.
- E ka dëgjuar fjalën 'hibride', thotë se lufta ruse për pushtimin e Kosovës do të jetë 'hibride', demek jo luftë-luftë klasike, por luftë 'e maskuar'!
- Gjithkah sheh uniforma ushtarake të Rusisë.
S'di a po i sheh këta të letërsisë, a e ka parë Gogolin, apo po sheh veç ushtarë.
- Ua ka mësuar emrat kriminelëve rusë. Ata janë në Kosovë, por askush nuk i ka parë.
- Kur e pyet gazeta 'Ku janë ata rusë që do ta pushtojnë Kosovën',
Presidentja thotë se 'E di që janë diku, por askush nuk e di ku...janë duke u hetuar'.
- Është paranojake, sheh vetëm rrezik, kërcënim.
Lexon mesazhe të 'fshehta' dhe dyshon në motivet e secilit.
Ofendohet kollaj, e tërbon kritika, është defensive, vazhdimisht e zemëruar, hakmarrëse dhe agresive.
- Është tutëse e madhe dhe prandaj me familje me krejt u largua nga Mitrovica për një jetë më të mirë në lagjen luksoze të Prishtinës, ku nuk sheh rusë.
- Kur rusët nuk i sheh në tokë, i sheh në ëndërr, duke ia marrë presidencën.
Ku nuk sheh rusë origjjnal, si zëvendësim i sheh shqiptarët me qëllime ruse.
- Njësoj si kryeministri që nuk i beson askujt dhe frikësohet se të gjithë e rrejnë dhe se një ditë (apo thënë më saktë: pas mesnate) do të përfundojë i tradhtuar nga të gjithë
(që gjithqysh ndodh - u frikësove s'u frikësove)...
Presidentja së paku i beson Ibrahim Rugovës.
- Njerëzve që u beson kjo janë kryesisht të vdekur, ndërsa gjendja e Albin Kurtit është edhe më e rënduar, se ky nuk u beson as të vdekurve.
Për çdo rast të jesh syçelë...se dikush të mund edhe nga varri.
- Frikën e saj, paranojën e saj e projekton si plan të armikut.
Kur pyetet për fakte - nuk i ka.
Thjesht e ndjen një rrezik që nuk e lë t'ia dijë lezetin pushtetit.
- Gjithmonë me ndjenja i deshifron planet ruse.
- E ka zgjedhur Rusinë si rivale personale, sepse Rusia është më e 'madhja'!
Vjosa Osmani ndjehet aq e madhe sa që e ka humbur rrugën.
- Anipse e di rrugën deri në Ulqin, ku do të ikte si refugjate nga Rusia, dhe (si atëherë) do të rrezitej në plazhin e vogël derisa të kryhej lufta...
- Ushtarët e FSK duhet ta stërvisin Komandanten e tyre që ta fsheh frikën- të bëj sikur nuk tutët.
Fundin e barkut nuk duhet t'ia tregosh armikun.
- Presidendja duhet të frikësohet e fundit, e jo t'i paraprijë tragjedisë, ta ndjell tragjedinë, ta parashikojë tragjedinë, ta provokojë tragjedinë - siç po bën prej ditës së parë në Presidencë.
- Kur nuk flet me të vdekurit në varreza - i deshifron planet e Rusinë.
- Kur armiku flet për luftë - njeriu i mençur hyn në luftë duke folur për paqe.
- Nuk ka pushtet që ta heq frikën.
Dhe kur je në vendin e gabuar, siç është kjo zonjë e përhënur nga frika - nuk gjen qetësi.
- Tash që hija e saj është më e vogël, frika nga hija e saj është më e madhe.
P.S. Përndryshe, Albu lena Corleone dëshmon se 'Gratë e Kosovës janë shumë të rrezikshme'!