Kimete Berisha: Albin Kurti ka dështuar, pa e pasur asnjë armik ‘të vërtetë’ - NACIONALE

Kimete Berisha: Albin Kurti ka dështuar, pa e pasur asnjë armik ‘të vërtetë’

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionistja e njohur, Kimete Berisha, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar konferencën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Më saktësisht, zonja Berisha e ka kritikuar Kurtin në lidhje me deklaratën ndaj opozitës, të cilën me ironi tha se nuk dëshiron ta zhdukë.

Sipas Berishës, Kurtit i janë harxhuar fjalët.

“Pas premtimeve të rreme e dëshpërimit - lind nevoja për t'u shëruar në një realitet të ri.

- Prandaj, kur të duket vetja më i forti, ti je më i dobëti.

Sot Albin Kurti dukej katarosh, me ato flokë, lirisht do të mund ta kuante rolin e jetës së Rada Trajkoviçit.

I janë harxhuar fjalët.” – shkroi ajo.

Tutje, zonja Berisha konkludon se Kurti ka dështuar.

“Kush ka nevojë për qeverinë Kurti, përveç hajnat, dhe familjarët e tyre që i kanë punësuar në qeveri.

- Albin Kurti ka dështuar, pa e pasur asnjë armik 'të vërtetë'.” – shkroi tutje ajo.

Lajme të ngjashme