Kim-Jong-un: Koreja Veriore është e gatshme për ballafaqim ushtarak me ShBA-në - NACIONALE

Kim-Jong-un: Koreja Veriore është e gatshme për ballafaqim ushtarak me ShBA-në

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka thënë se vendi i tij është plotësisht i gatshëm për çfarëdo ballafaqimi ushtarak me Shtetet e Bashkuara.

Komentet e tij erdhën në kohën kur ka shqetësime se Koreja Veriore mund të jetë duke u përgatitur për testin e shtatë bërthamor. ShBA-ja paralajmëroi muajin e kaluar se Koreja Veriore mund të kryejë një test të tillë në çfarëdo kohe.

Testi i fundit bërthamor i Koresë Veriore ishte bërë më 2017. Sidoqoftë, tensionet në Gadishullin Korean kanë shkuar duke u rritur.

Përfaqësuesi i posaçëm i ShBA-së për Korenë Veriore, Sung Kim, thotë se ky shtet ka testuar një numër të pashembullt të raketave këtë vit – 31 – në krahasim me 25 raketa të testuara gjatë tërë vitit të fundit të regjistruar, 2019.

Lajme të ngjashme