Kim Jong Un ia uron Putinit ditëlindjen, e përgëzon për lidershipin e veçantë e vullnetin e fortë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka uruar Vladimir Putinin për ditëlindjen e tij, duke e duartrokitur për "lidershipin e tij të dalluar dhe vullnetin e fortë" në shenjën e fundit të thellimit të lidhjeve midis dy vendeve.
Në mesazhin e ditëlindjes, Kim foli për arritjet e Putinit në "ndërtimin e Rusisë së fuqishme" dhe tha se lideri rus "po gëzonte respekt dhe mbështetje të lartë nga masat e gjera të njerëzve".
“Rusia po mbron me besueshmëri dinjitetin e shtetit dhe interesat themelore nga sfidat dhe kërcënimet nga ShBA-ja dhe forcat e saj vasale”, thuhej në mesazh, duke shtuar se, “një realitet i tillë është i paimagjinueshëm pa lidershipin tuaj të shquar dhe vullnetin e fortë”.
Kim më tej tha se, “bashkëpunimi midis Koresë së Veriut dhe Rusisë ishte forcuar si kurrë më parë", dhe se ai shpresonte se lidhjet e tyre personale do të luanin një rol më të madh në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.
