Kica-Xhelili, Thaçit të VV-së: "Një njeri si ai nuk do të duhej të shkilte më KURRË në Kuvend"
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar edhe në Facebook ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Halil Thaçi, që tha se LDK-ja viktimizohet me aktivistët e vrarë.
Ajo ka thënë se një njeri si Thaçi nuk do të duhej të “të shkilte më KURRË në Kuvend të Republikës së Kosovës.”
“Anëtarët e VV nuk duan ta kuptojmë hajninë në miell e vaj. Pikë.” – ka shkruar ajo.
“Ataku ndaj meje i duket këtyre i LEHTË, sepse ATAKUN qe ata ja bëjnë shtetit e drejtësisë NUK KAPËRDIHET. Por ATAKU elektoral ndaj tyre do të jetë akoma më i vështirë për t’u kapërdirë.” – ka paralajmëruar ajo.
Reagimi i saj:
Deputeti i VV publikisht u tha qindra e mijëra mbështetësve e strukturave të LDK se ata viktimizohen me aktivistët e VRARË.
Çfarë paturpësie është kjo?!
Një njeri si ai nuk do të duhej të shkilte më KURRË në Kuvend të Republikës së Kosovës.
Një njeri si AI që nuk voton as për hetimin parlamentar të rastit të Deharit, na moralizon drejtësi?
Anëtarët e VV nuk duan ta kuptojmë hajninë në miell e vaj. Pikë.
Prandaj merren me mua. Unë jam PRETEKSTI i tyre që ata të mos merren me temë.
Ataku ndaj meje i duket këtyre i LEHTË, sepse ATAKUN qe ata ja bëjnë shtetit e drejtësisë NUK KAPËRDIHET. Por ATAKU elektoral ndaj tyre do të jetë akoma më i vështirë për t’u kapërdirë.