Kica-Xhelili pas largimit nga Guxo: Nuk ndihëm e fyer nga akuzat që më janë bërë - NACIONALE

Kica-Xhelili pas largimit nga Guxo: Nuk ndihëm e fyer nga akuzat që më janë bërë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas të LDK-së ka thënë se nuk ndihet e fyer me atë, se si të tjerët u përpoqën të tregojnë arsyet e largimit të saj nga Lista Guxo.

“Sot jam për herë të parë para jush në Forumin e Gruas të LDK-së si një grua e LDK-së. Ditët që shkuan të tjerët u munduan që ta tregojnë të vërtetën time që nuk ka të bëjë fare me mua. Dhe jam e bindur se nuk do të jetë hera e fundit sikurse jam e bindur se jam larg shumë larg e të qenit gruaja e vetme në këtë sallë që dikush tjetër u mundua të tregojë biografinë e saj. Unë absolutisht nuk ndihem e fyer e lëre më e dobësuar nga kushdo që mendon se biografi e një gruaje në Kosovë mund të tregohet nga të tjerët”, ka thënë ajo

Forumi i Gruas së LDK-së ka shprehur shqetësimin mbi numrin në rritje të dhunës ndaj grave dhe iu bë thirrje strukturave partiake që të përfshihen në hartimin e platformës politike për fuqizimin e grave me moton “Gra të fuqizuara, shtet i fuqishëm”.

me ta nuk ka kush të dialogojë. Familjet kosovare po përjetojnë shtrenjtimin më të rëndë të çmimeve në historinë moderne të Kosovës. Papërballueshmëria e jetesës merr goditje të një njëpasnjëshme pothuajse në secilën ditë në më pak se një vit e gjysmë secili nga qytetarët tanë ka humbur një të pestën e fuqisë blerëse të tyre. Përderisa mbesim në mëshirë të skemave sociale të panikut një mendje e kemi për papërballueshmërinë e sotme tjetrën e kemi për dimri ne vështirë energjetik që po i vjen Kosovës. Në gjithë këtë mes mbi 60 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova në gjashtë muajt e parë të këtij viti”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ndryshe, deputetja Doarsa Kica-Xhelili është larguar nga Lista Guxo, përkatësisht nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. Në lidhje me këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila largimin e Kica-Xhelilit e ka konsideruar si tradhti ndaj qytetarëve si dhe pas largimit të saj filluan linçimët nga militantët e VV-së, në rrjetët sociale./kp

Lajme të ngjashme