Kica-Xhelili ia rikujton ndalesën Dejona Mihalit: E ka pasur të ndalur të futet në Kosovë - NACIONALE

Kica-Xhelili ia rikujton ndalesën Dejona Mihalit: E ka pasur të ndalur të futet në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ia ka rikujtuar zyrtares së lartë të VV-së, Dejona Mihali, se dikur e ka pasur të ndalur në hyjë në Republikën e Kosovës.

Ajo ka thënë se këtë ndalesë e ka pasur derisa ka ardhur në pushtet Qeveria Kurti.

Këto komenti ajo i ka bërë mbrëmë në emisionin “Debat Plus”, pasi analisti i këtij emisioni e ka pyetur se cili është dallimi në mes Dejona Mihalit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Do të filloj me një përgjigje të shpejtë. Dejona Mihali e ka pasur të ndaluar të futet në Kosovë para se kjo qeveri të vijë në pushtet, derisa Lumir Abdixhiku nuk e ka pasur këtë ndalesë asnjëherë. Jo shumë larg është kërkuar ta shkarkojnë Komisionin e Pavarur për Media, ju po e mbroni [Qeverinë]”, është shprehur deputetja e LDK-së.

Lajme të ngjashme