Kica-Xhelili i drejtohet VV-së për rezervat shtetërore: Nuk mund të na ndalni në zbardhjen e rastit, kot e keni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka thënë se bojkoti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Hetimor për Rezervat Shtetërore po vazhdon.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Kica-Xhelili ka thënë se është muaji i pestë i këtij komisioni.
“BOJKOTI i VV vazhdon. Kësaj radhe i KAMUFLUAR në kërkesa procedurale.” – tha ajo.
Në fund, Kica-Xhelili është shprehur se nuk do të ndalen në zbardhjen e këtij rasti.
“Nuk mund të na ndalni në zbardhje të këtij rasti. Kot e keni!”
Postimi i plotë: