KFOR publikon video, shihen ushtarë duke e patrulluar Urën e Ibrit - NACIONALE

KFOR publikon video, shihen ushtarë duke e patrulluar Urën e Ibrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Misioni i NATO-s në Kosovës, KFOR, ka publikuar një video në platformën “X”, nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, duke treguar se në atë zonë po patrullojnë.

KFOR shkruan në përshkrim të videos se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999- për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët që jetojnë në Kosovë”, shkruan KFOR.

Ky postim nga KFOR erdhi pas deklarimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku tha se Qeveria e Kosovës po synon hapjen e Urës së Ibrit.

“Askush nuk mund të thotë që kjo nuk është një gjë e mirë dhe e drejtë, por ne dëshirojmë që edhe të zbatohet ligji, edhe të respektohet liria e lëvizjes, por edhe të kemi paqe e siguri për të gjithë”, tha dje Kurti në një konferencë për media.

Lajme të ngjashme