KFOR-i publikon video, ushtarë e autoblinda patrullojnë kufirin Kosovë-Serbi
Misioni i NATO-së në Kosovë, pra KFOR-i, ka publikuar një video, ku shihen patrullimet e tyre në veri të Kosovës.
Në video shihen ushtarë e automjete të KFOR-it, të cilat përdoren për të patrulluar pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Patrullat e rregullta dhe të sinkronizuara të kryera nga KFOR-i dhe njësitë e Forcave të Armatosura Serbe përfaqësojnë një përpjekje kyçe për këtë qellim”, thuhet në videon e publikuar nga KFOR-i.