KFOR-i del me deklaratë: Mbetemi të pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit, procesi i tranzicionit është gradual dhe mund të rikthehet nëse siguria e kërkon - NACIONALE

KFOR-i del me deklaratë: Mbetemi të pranishëm në zonat përreth Urës së Ibrit, procesi i tranzicionit është gradual dhe mund të rikthehet nëse siguria e kërkon

3 orë më parë

nga NACIONALE

KFOR-i ka njoftuar se, në kuadër të procesit të optimizimit të misionit, do të bëjë një tranzicion gradual të pranisë së tij të përhershme në Urën e Ibrit, duke e lidhur këtë vendim me përmirësimin e situatës së sigurisë, ndërsa theksuan se do të jenë të pranishëm në në zonat përreth urës së Ibrit.

Në deklaratën e publikuar më 25 gusht, KFOR-i thekson se nuk ka mandat për të vendosur nëse ura duhet të hapet apo jo. Sipas tij, këtë çështje duhet ta përcaktojnë Bashkimi Evropian dhe institucionet përkatëse të Kosovës.

Megjithatë, KFOR-i sqaron se do të mbetet i pranishëm në zonat përreth urës dhe se prania e tij do të rritet në disa pjesë të Mitrovicës së Veriut dhe veriut të Kosovës.

KFOR-i ka bërë të ditur gjithashtu se do të vazhdojë patrullimet, pikat e vëzhgimit dhe angazhimin me komunitetet lokale, ndërsa Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë reaguesi i parë për zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike.

Procesi i optimizimit, sipas KFOR-it, është gradual dhe mund të rikthehet nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë.

"Vendimet lidhur me praninë e KFOR-it te Ura e Mitrovicës bazohen në vlerësimin tonë të situatës së sigurisë," tha Admirali George Wikoff, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. "KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo. Kjo i takon BE-së dhe Institucioneve përkatëse in Kosovë për ta përcaktuar pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij të përhershme mbi urë.", tha Admirali amerikan George Wikoff (i cili shërben si Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli).

Gjtiashtu ai ka theksuar se "Personeli i KFOR-it, do të mbetet i pranishëm në zonat përreth."

Lajme të ngjashme