KF Trepça vs KF Vushtrria: Arrestohen tre persona pas një sulmi fizik - NACIONALE

KF Trepça vs KF Vushtrria: Arrestohen tre persona pas një sulmi fizik

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Tre persona janë arrestuar pas përfundimit të ndeshjes futbollistike ndërmjet KF Trepça dhe KF Vushtrria në Mitrovicën e Jugut.

Sipas policisë, disa tifozë që dyshohet se i përkasin grupit “Torcida” kanë sulmuar fizikisht një person, shtetas të Kosovës. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë identifikuar tre persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor.

Gjatë kontrollit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike, ndërsa tek një tjetër është gjetur një maskë fytyre.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe është intervistuar në cilësinë e ankuesit. Pas procedurave hetimore, policia ka iniciuar rastin penal “Sulm”.

Dy nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Lajme të ngjashme