Këto janë katër ministritë me zero investime kapitale në qeverinë Kurti II
Qeveria e Kosovës është kritikuar në vazhdimësi në lidhje me mungesën e investimeve kapitale.
Për këtë çështje, edhe sot Lidhja Demokratike e Kosovës pati një konferencë për media.
Në Raportin Financiar të Thesarit, dalin tri ministri të qeverisë Kurti II, që e kanë zero përqindjen e investimeve kapitale.
Këto tri ministri janë: Ministria e Ekonomisë e drejtuar nga Artane Rizvanolli. Ministria e Industrisë e Rozeta Hajdarit, Ministria për Pushtet Lokal e drejtuar nga Elbert Krasniqi, dhe ajo për Zhvillim Rajonal nga Fikrim Damka.
Në total, përqindja e investimeve kapitale është më e dobëta në dekadën e fundit në Kosovë.