Këto janë çmimet e reja të derivateve për sot dhe nesër
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës, të cilat do të aplikohen gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.
Sipas vendimit të fundit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për një litër dizel është caktuar në 1.70 euro, duke shënuar një ulje prej një centi krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkohë, një litër benzinë mund të shitet deri në 1.53 euro, ndërsa çmimi maksimal për një litër gaz është përcaktuar në 0.63 euro.
Tarifat e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në përcaktimin e çmimeve të radhës.
