Këto janë 9 komunat më të prekura nga vërshimet – situatë kritike në Gjakovë
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka dhënë detaje mbi situatën e vërshimeve në Kosovë,
Ndonëse situata e përgjithshme vlerësohet si e menaxhueshme, Gjakova mbetet pika më kritike ku është kërkuar ndërhyrja e menjëhershme për evakuimin e mbi 20 familjeve.
Ky operacion, siç ka njoftuar Agjencia, po realizohet në koordinim të ngushtë mes autoritetet lokale dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas të dhënave nga Qendrat Operative Emergjente 112, vërshime të lokalizuara në oborre, bodrume dhe segmente rrugore janë regjistruar në disa komuna.