Këshilltarja e Kurtit: Vuçiq synon autokraci, ndërsa ne demokraci
Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit Albin Kurti, ka folur rreth reciprocitetit të të drejtave për serbët e Kosovës dhe shqiptarët që jetojnë në Serbi.
Ish-kryetarja e Preshevës, ka thënë se programi i Serbisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk ka qenë efektiv në krahasim me atë të serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Vuçiq keqpërdor serbët që jetojnë në Kosovë dhe në rajon, në kontekstin e forcimit të sundimit të tij autoritar brenda Serbisë dhe përhapjes së hegjemonisë jashtë saj. Ai përpiqet të shtypë të drejtat e pakicave në Serbi për të arritur pushtet absolut. Ne kërkojmë të drejtat e pakicave në Serbi në funksion të qeverisjes demokratike. Ky është një ndryshim i madh”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe.
Ajo shtoi se Qeveria Kurti synon demokraci, ndryshe nga Vuçiq.
“Vuçiq synon aristokraci, ndërsa ne demokraci”, shtoi ajo.
