Këshilltari i Konjufcës e kritikon kryetarin e Prishtinës: “Ekspozita e instalacionit të Përjetim Ramës”
Ilir Kërçeli, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është goxha aktiv në Facebook, posaçërisht në kritikat ndaj udhëheqësve të Komunës së Prishtinës.
Në fakt, edhe postimi i tij i fundit lidhet po me Prishtinës.
Kërçeli ka postuar një fotografi, ku shihet një guacë e tualitetit afër disa kontenjerëve të bërllogut. Në mbishkrim, Kërçeli ia ka deformuar emrin Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës, duke ia bërë “Përjetim”, një ironi me slloganin e Ramës “Prishtina e përjetimeve”.
“Ekspozita e instalacionit të Përjetim Ramës” – shkroi ai.