Këshilltari i komandatit të KFOR-it dje takoi kryetarët e zgjedhur në veri, u kërkoi transferimin e pushtetit pa probleme - NACIONALE

Këshilltari i komandatit të KFOR-it dje takoi kryetarët e zgjedhur në veri, u kërkoi transferimin e pushtetit pa probleme

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Këshilltari kryesor politik i Komandantit të KFOR-it, Babur Hizlan, me 4 dhjetor kishte takuar katër kryetarët e komunave të Listës Serbe.

I pranishëm në këtë takim përveç Milan Radojevic, Zoran Todic, Dragisa Milovic dhe Milos Perovic, ka qenë edhe Igor Simiq.

Në këtë takim të djeshëm, këshilltari i Komandantit të KFOR-it kishte theksuar rëndësinë e transferimit të pushtetit pa probleme.

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi një sërë çështjesh. Ambasadori Hizlan i përgëzoi kryetarët e zgjedhur të bashkive dhe theksoi rëndësinë e një procesi të qetë tranzicioni. Ai gjithashtu u uroi atyre suksese në punën e tyre të rëndësishme të ardhshme në mbështetje të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë dhe riafirmoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it ndaj mandatit të tij të gjatë të OKB-së”, thuhet në njofitm.

Lajme të ngjashme