Këshilli i Prindërve refuzon mbajtjen e mësimit ditëve të shtune - NACIONALE

Këshilli i Prindërve refuzon mbajtjen e mësimit ditëve të shtune

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kundërshtuar zëvëndësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Përmes një postimi në Facebook, Këshilli i Prindërve ka thënë se fëmijët kanë të drejta.

“Jo - shkollës të shtunave! Jo - mësimit me zor! Fëmijët kanë të drejta - obligohemi t'i mbrojmë!”, thuhet në reagimin e tyre.

Me të njëjtin mendim është edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një konferencë për media ka thënë se këtë të shtune nuk do të ketë mësim dhe se për të zgjidhur këtë çështje presin të ketë një takim me MASHTI-n javën e ardhshme.

Jasharaj tutje e ka cilësuar si vendim të ngushtshëm, vendimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për kompenisimin e orëve.

Menjëherë pas kësaj deklarate të Jasharajt, Ministria e Arsimit ka reguar duke thënë dita e shtunë 15 tetor është ditë punë dhe do të ketë mësim për nxënësit e klasave 1-8 dhe se thirrjet se nuk do të mbahet mësim, janë tendicioze dhe qëllimkeqe.

MASHTI ka paralajmëruar se inspektorët e arsimit do të jenë të terren për të parë nëse po zbatohet kalendari shkollor.

Lajme të ngjashme