Këshilli i Prindërve: Jo mësim të shtunave, jo mësim me zor - NACIONALE

Këshilli i Prindërve: Jo mësim të shtunave, jo mësim me zor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Prindërve të Kosovës edhe një herë ka dalur kundër zëvendësimit të orëve sipas planit të publikuar nga Ministria e Arsimit.

Në një komunikatë për media ata kanë thënë se fundjava është për argëtim.

POSTIMI:

FUNDJAVA ERDHI!

1️⃣ Djem e vajza, anembanë Kosovës, të shtunave e të dielave marrin pjesë në gara të ndryshme në futboll, basketboll, vrapim, karate, xhudo, gjimnastikë, hendboll, tenis, ping-pong e sporte të tjera.

2️⃣ Vajza e djem gjithandej vendit të shtunave zhvillojnë aktivitete kulturore (teatër, vallëzim, balet, muzikë e art), apo edhe ndjekin kurse të ndryshme për gjuhë të huaja, kodim e zanate.

3️⃣ Djem e vajza në çdo komunë relaksohen në fundjavë me vizita familjare, ecje në natyrë, lexim sipas dëshirës, lojëra kompjuterike e plot aktivitete të tjera të moshës.

4️⃣ Janë dy ditë shumë të rëndësishme për to e për ta, të marrin kënaqësi, të luajnë e bëjnë çka vetë duan, të garojnë e sfidohen me aktivitete jashtëshkollore. Prindërit janë gjithnjë gati për mbështetje!

5️⃣ Dy ditë për rifreskim të mendjes e trupit, çlodhje e pushim. Dhe të gjitha këto, si parakusht, që java vijuese të mund të jetë sa më produktive në shkolla.

✅Këshilli i Prindërve iu uron të gjithë fëmijëve fundjavë të suksesshme, përplot kënaqësi e argëtim! 👍Mirëpresim mbështetjen e institucioneve për aktivitete jashtëshkollore!

❌JO mësimit të shtunave, JO mësimit me zor!

🚸 FËMIJËT KANË TË DREJTA – OBLIGOHEMI T’I MBROJMË!

Lajme të ngjashme