Këshilli i Prindërve falënderon UNICEF-in për reagimin për grevën në arsim
Këshilli i Prindërve të Kosovës ka falënderuar organizatën UNICEF, pasi që këta të fundit kanë kërkuar fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor.
Përmes një postimi në Facebook nga Këshilli i Prindërve kanë kërkuar që reagimi të tilla do të donin edhe nga organizatat e tjera ndërkombëtare.
“I jemi mirënjohës organizatës UNICEF që ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor në Kosovë, duke sqaruar edhe dëmin e madh që po i bëhet të ardhmes së fëmijëve! Do të donim që reagime të tilla, në mbrojtje të së drejtës kushtetuese të fëmijëve tanë për edukim e arsimim publik, të kishim edhe nga organizata e përfaqësi të tjera ndërkombëtare që zakonisht reagojnë për çështje shumë më pak të rëndësishme”, thuhet në reagim.