KESCO kërkoi shtrenjtim prej 21%, Rizvanolli flet për sakrificë se “që të renovojmë blloqet e KEK-ut, do të rritet importi” - NACIONALE

KESCO kërkoi shtrenjtim prej 21%, Rizvanolli flet për sakrificë se “që të renovojmë blloqet e KEK-ut, do të rritet importi”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Artane Rizvanolli, pak ditë pas kërkesës së KESCO-s për shtrenjtim të rrymës prej 21% të dorëzuar në ZRrE, ka thënë se Kosova do të përballë me periudhë sfiduese në sektorin e energjisë gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm.

Siç tha ajo, importi i rrymës do të rritet ndjeshëm, pasi blloqet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të ndalen për disa muaj për shkak të modernizimit dhe rehabilitimit të tyre.

"Kjo është një sakrificë që duhet të bëjmë për gjeneratat e ardhshme," u shpreh ajo, duke shtuar se ndërprerjet janë të domosdoshme për realizimin e këtyre projekteve.

Rizvanolli theksoi se vendimi përfundimtar për çmimet ende nuk është marrë, por zhvillimet në sektorin energjetik do të kenë pasoja të menjëhershme.

Lajme të ngjashme