Kërquki: Shpresoj që aksidenti i burrit të Shkurte Fejzës s’ka të bëjë asgjë me fushatën kundër tyre - NACIONALE

Kërquki: Shpresoj që aksidenti i burrit të Shkurte Fejzës s’ka të bëjë asgjë me fushatën kundër tyre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Leonard Kërquki ka reaguar pas aksidentit ku u lëndua bashkëshorti i Shkurte Fejzës.

Kërquki ka shkruar se shpreson që ky rast të mos ndërlidhet me fushatën ndaj familjes së Shkurte Fejzës.

Postimi:

Ne keto çaste jam me mendje e me zemer me familjen e Shkurtes dhe Hajrushit. Jam fort i indinjum qysh nje hoxhe ju ra ne qafe ketyne njerezve pa asnje faj, e qysh gjuha e tij helmuese arriti me nxite stuhi urrejtje per nje prej familjeve me te çmuar shqiptare.

Nuk du me paragjyku asgje per makinen qe e shkeli sot Hajrushin. Uroj qe s’ka te beje asgje me fushaten kunder tyre.

Nje e di; Shkurte Fejza e ilir Shaqiri e kane mbajtur gjalle kete popull, dhe pa zerat e tyre, pa kenget e tyre, pa tekstet e tyre, ndoshta nuk do te arrinim deri te liria. Ata na kane mbajt gjalle, e krejt çka duhet na me ba eshte me i çmu perjetesisht e emrat e tyre mos mi harru kurre, brez pas brezi.

Lajme të ngjashme