Haxhiu kërkon nisjen e hetimeve për suspendimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëpërmjet një postimi në Facebook reagojë për skandalin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala. Ky i fundit, pyetjet e një provimi për rekrutimin e stafit profesional gabimisht i dërgon tek një gazetare e kallxo.com, derisa po synonte t'i dërgonte tek personi që do të hynte në testim.
Ministrja Haxhiu pohoi se kandidatët vazhdueshëm ankohen për procedurë jo-meritokratike të rekrutimit brenda sistemit të drejtësisë.
"Lajmi i sotëm nga portali kallxo.com, që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i ka dërguar pyetjet një kandidati për bashkëpunëtor profesional (por që gabimisht ia ka dërguar gazetares), është arsye e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij", shkroi Haxhiu.
Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë: