Kërkon falje Blerim Vela: S’doja ta lëndoja Musliun, komenti s’e përfaqëson presidencën
Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani ka kërkuar falje pas deklaratave ku kërkoi testin e ADN-së për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe gazetarin Fahri Musliu.
Vela për “Express”, raportohet se ka thënë që “nuk ka arritur ta përçojë mesazhin e tij qartë".
“I kërkoj falje gazetarit Fahri Musliu dhe publikut, që në përpjekjen time për ta theksuar absurditetin e çështjeve në fokus të presidentit të Serbisë dhe qasjen e tij në raport me z. Musliu dhe me ne, nuk kam arritë ta përqojë mesazhin qartë.” – citohet se ka thënë ai.
Vela tutje raportohet se nuk e ka pasur qëllim të lëndojë Musliu, derisa tha që “mesazhi i tij nuk e përfaqëson presidencën”.
“Ju kërkoj ndjesë të sinqertë për komentet e papërshtatshme nga ana ime që gjithsesi nuk e kishin qëllimin ta lëndojnë z.Musliu apo personalitetin e tij. Prandaj i kërkoj falje edhe një herë, sinqerisht
“Shpresoj në mirëkuptimin tuaj dhe ju siguroj që komenti im nuk e përfaqëson Presidencën.” – ka thënë ai.