Kërkoi falje të Jasharët, avokati Stojkoviq: BIA më ndaloi për katër orë, tash jam i lirë
Çedomir Stojkoviq, avokat i Nikolla Sanduloviqit, politikan serb, ka shkruar një status në të cilin ka njoftuar se shërbimi sekret serb (BIA) e ka ndaluar për katër orë.
Ai ka shkruar se tash është i lirë të lëvizë.
Tutje, ai ka shkruar se lirimi i tij nuk është rezultat i vullnetit të autoriteteve.
“Pasi u ndalova për 4 orë nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, më lejuan të lëviz lirisht.
Lirimi im nuk është rezultat i vullnetit të autoriteteve. Jam liruar për shkak të vetëdijes së autoriteteve se nëse më arrestojnë edhe unë, presioni i publikut botëror do të jetë shumë i madh.” – shkroi ai, ndër të tjera.
💆♂️
— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 19, 2024
Nakon zadržavanja od 4 sata od strane pripadnika Bezbednosno informativne agencije Srbije, pušten sam na dalje slobodno kretanje.
Moje puštanje nije posledica volje vlasti. Pušten sam zbog svesti vlasti da će ukoliko i ja budem uhapšen, pritisak svetske javnosti biti veoma… https://t.co/WIckyWX0yw