Kërkohet vazhdimi i paraburgimit ndaj 5 të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçares - NACIONALE

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit ndaj 5 të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçares

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka këkuar vazhdimin e masës së paraburgimit, ndaj 5 të dysharve për dhunimin e vajzës 11 vjeçare.

Të dyshuarit të cilët po dyshohen për këtë vepër, e që janë në paraburgim për gati një muaj janë: Ekrem Rexhepi, Shkëlqim Kamberi dhe 3 të tjerë, të mitur.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, konfirmon se prokurori i rastit ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se prokurori i çështjes ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve, në gjykatën kompetente”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

Lajme të ngjashme