Kërkohet sallë sporti për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetareve ne veri - NACIONALE

Kërkohet sallë sporti për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetareve ne veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Grupi iniciues në Mitrovicë të Veriut e Zubin Potok ka kërkuar që mbledhja e nënshkrimeve për peticionin që i hap rrugë shkarkimit të kryetarëve veriorë të bëhet në sallë sportive.

E kryesuesit e kuvendeve komunale konfirmojnë se mbledhja për aprovimin e kërkesës, mbahet të hënën, raporton TëVë1.

Për aprovimin e kërkesës, është parashikuar një mbledhje ku do të thirren delegatët, ndërsa vendi i mbledhjes është salla e sportit e financuar nga fondet evropiane. Kjo sallë është destinuar për aktivitete të ndryshme qytetare, përfshirë mbledhjen e nënshkrimeve për peticionet.

“Dje pasdite e kam pranuar emalin nga grupi iniciues, ne të hënën me datë 15.01 do të marrim vendim me delegatët sepse kuvendi do të merr vendimin për shfrytëzimin e sallës kjo sallë është nga fondi evropian e ndërtuar, është edhe për shfrytëzim për peticion për qytetarë, por kuvendi do të vendos sipas kërkesës së grupit iniciues për shfrytëzimin e sallës për mbledhjen e peticionit për shkarkimin e kryetarit”, tha kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin.

Lajme të ngjashme