Kërkohet paraburgim ndaj policit që dyshohet se goditi një qytetar në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit të Policisë së Kosovës, Remzi Pulaj, i cili dyshohet për ushtrim dhune ndaj një qytetari gjatë një ndalese për shkelje në trafik.
Sipas të dhënave të para, rasti ka ndodhur të dielën, kur qytetari i ndaluar për një kundërvajtje trafiku dyshohet se është goditur me grusht nga polici Pulaj, duke pësuar lëndime fizike.