Kërkesat e opozitës për Policinë, Dugolli: Jo serioze e populiste
Deputeti i VV-së, Enver Dugollinë një intervistë për “Five”, kërkesat e opozitës për Policinë i ka vlerësuar si jo serioze dhe populiste, duke shtuar se Qeveria është duke u marrë me të gjitha shqetësimet ngritën.
Partia me e madhë në vend, Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, ku pritej të shqyrtohet peticioni i Sindikatës së Policisë së Kosovë, si dhe VV-ja ka bojkotuar punimet e Kuvendit gjatë ditës së djeshme në të cilën u diskutua për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Dugolli ka kritikuar partitë opozitare për bllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Kjo çështje e kuorumit, paraprakisht kisha me thënë kërkesa të opozitës ka kaur në diçka jo serioze për shkak se është e pakuptim të kërkohet përgjigje e të synohet një zgjidhje kur vetë ata nuk janë serioz e nuk u përgjigjen edhe nevojave bazike të elektoratit që i kanë dërguar në Kuvend. Janë pozicionuar krejtësisht apo asnjë arsye bllokojnë marrëveshjet ndërkombëtare… Edhe peticioni është në vazhdën e kësaj valles qa opozita po mundohet të fryje, një populizëm i skajshëm, po mundohet të mblidhen votat… është iniciativa fallto që po ngritët ndaj Policisë. Qeveria po merret me të gjitha shqetësimet që po ngritën, jo është vetëm një shou”, ka thënë Dugoli.
