Maqedonci flet për sulmin e 24 shtatorit: Jam informuar nga Kurti, është i qetë edhe në situata të rrezikshme - NACIONALE

Maqedonci flet për sulmin e 24 shtatorit: Jam informuar nga Kurti, është i qetë edhe në situata të rrezikshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Maqedonci i ftuar në T7 ka thënë se për këtë ngjarje është informuar nga kryeministri, Albin Kurti, i cili e kishte telefonuar në mëngjesin e 24 shtatorit.

Ai tutje ka thënë se Kurti është i qetë dhe i matur edhe në situatat më të rënda dhe se lajmin për ngjarjen në Veri ia ka dhënë në mënyrë të natyrshme.

Kryeministri Kurti më të vërtetë është shumë i matur dhe i qetë edhe në situatat më të rrezikshme me të këqija. E ka thënë shumë në mënyrë të natyrshme. Ka njoftuar për gjendjen dhe ka thënë se do të bëhet një sinkronizim dhe do të analizohet situata. Pastaj gjatë gjithë ditës kemi vazhduar komunikimin me të dhe ministrat e linjave.” – ka thënë Maqedonci.

Lajme të ngjashme