Escobar: Shtyrja e afatit për targa, kërkesë PERSONALE e Sekretarit Blinken - NACIONALE

Escobar: Shtyrja e afatit për targa, kërkesë PERSONALE e Sekretarit Blinken

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë mbetur vetëm edhe nëntë ditë që vetura me targat ilegale KM, GL, PR, PZ të kthehen në targat RKS, mirëpo është kërkuar që ky vendim të shtyhet edhe për disa muaj.

I fundit që ka kërkuar që ky afat të shtyhet është Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kështu ka bërë të ditur, Emisari Gabriel Escobar, gjatë një interviste të dhënë për RTS, dhe sipas tij kërkesë të njëjtë kishin edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, të cilët u takuan sot me Kurtin.

Biseda jonë për këtë është ende në një fazë të ndjeshme. Shpresoj shumë që do të zgjasin afatin, shpresoj se do të pranojnë kërkesën e vendeve të Quintit dhe kërkesën personale të Sekretarit të Shtetit për ta shtyrë atë për ta bërë zbatimin më pak kaotik dhe për të krijuar kushtet për zbatimin e duhur” tha Escobar.

Ditë më parë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin Blinken, ku ka treguar se kanë biseduar për dialogun Kosovë – Serbi, duke mos dhënë shumë detaje.

Lajme të ngjashme