Kërkesa për heqjen e masave, Sherifi: Kurti e ka humbur rrugën në oborr të qeverisë - NACIONALE

Kërkesa për heqjen e masave, Sherifi: Kurti e ka humbur rrugën në oborr të qeverisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Nismës, Bilall Sherfi, ka komentuar kërkesën e djeshme të kryeministrit Albin Kurti ndaj vendeve të QUINT-it për heqjen e masave ndëshkuese ndaj BE-së.

Ai ka bërë me dije se kërkesa e kryeministrit për heqjen e masave bije në kundërshtim më qëndrimin e tij në kohen kur masat janë vendosur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shefi ka shkruar se kryeministri e ka humbur rrugën në oborr të Qeverisë.

“Kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndaj Kosovës, kryeministri Albin Kurti pat deklaruar që: “nuk ka asnjë arsye për t’u vendosur masa ndaj Kosovës”. Sot paska deklaruar që “arsyet e vendosjes së masave kanë pushuar prandaj ato duhet të hiqen”. Tash, shtrohet pyetja, në cilin rast kryeministri nuk e ka thënë të vërtetën: kur ka deklaruar që “nuk ka asnjë arsye për vendosje të masave”, apo që “arsyet për vendosjen e masave kanë pushuar”? Definitivisht e ka humbur rrugën në oborr të qeverisë!”, ka shkruar Sherifi.

Lajme të ngjashme