Kërkesa e SHBA-së për tërheqjen e ushtrisë nga kufiri, Kamberi: Vuçiq duhet të vendosë - NACIONALE

Kërkesa e SHBA-së për tërheqjen e ushtrisë nga kufiri, Kamberi: Vuçiq duhet të vendosë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj dislokimit të ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Ai ka bërë me dije se mosrespektimi i kërkesës së SHBA-së për largimin e këtyre trupave mund të rezultojë me rivendosjen e Zonës së Sigurisë Tokësore, e cila është paraparë me Marrëveshjen e Kumanovës.

“Sekretari Blinken tha qartë "tërhiqni ushtrinë nga kufiri i Kosovës". Vuçiq duhet të vendosë. Mosrespektimi mund të rezultojë në rivendosjen e Zonës së Sigurisë Tokësore. Marrëveshja e Kumanovës e mundëson këtë”, ka shkruar Kamberi në “Twitter”.

Lajme të ngjashme