Kërcënon Vuçiq: Serbët afër vendimit për të mos lejuar askënd të hy në veri - NACIONALE

Kërcënon Vuçiq: Serbët afër vendimit për të mos lejuar askënd të hy në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka mbajtur një fjalim të gjatë sot. Natyrisht, si zakonisht ai ka folur edhe për situatën në Kosovë, e posaçërisht për vendimin e kryeministrit Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiqit minsitër për Komunitet dhe Kthim.

Ai ka thënë se serbët e jugut janë afër vendimit për të lëshuar institucionet e Kosovës në pjesën jugore, raporton Kossev, transmeton Nacionale.

Tutje, ai ka thënë se serbët janë afër të vendosin për të mos lejuar askënd të hy në veri.

Por vështirë se e ndjejmë atë që ndjen njerëzit tanë në Kosovë. Por meqenëse kam raporte nga të gjitha shërbimet e ndryshme të mundshme dhe flas me njerëzit tanë, e di që njerëzit tanë po ziejnë” – tha ai, transmeton Kossev.

Lajme të ngjashme