Kërcënohet portali “Metropol”, reagon AGK: Këto kërcënime janë shqetësuese dhe të papranueshme - NACIONALE

Kërcënohet portali “Metropol”, reagon AGK: Këto kërcënime janë shqetësuese dhe të papranueshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, njofton se një portal nga Mitrovica është kërcënuar.

AGK është njoftuar për dy kërcënime që ka marrë në 24 orët e fundit, media “Metropol”, ku kërcënimi i parë ka të bëjë me raportim nga Vushtrria për vendosjen e një mini-parku argëtues në shesh, kurse kërcënimi i dytë, ka ardhur bashkuar me një video që pretendon se “Wagneri është në Kosovë”.

“I pari ka të bëjë me një raportim nga Vushtrria për vendosjen e një mini-parku argëtues në shesh, kurse kërcënimi i dytë, ka ardhur e bashkuar me një video, që pretendon se “Wagneri është në Kosovë”.

“Për AGK-në, këto kërcënime janë shqetësuese dhe të papranueshme, dhe i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës t’i hetojë ato, duke bashkëpunuar në denoncimin e kësaj medie”, njofton AGK.

Lajme të ngjashme