Kërcënohet me bombë Kuvendi i Norvegjisë
Kuvendi i Norvegjisë mori një kërcënim me bombë të mërkurën dhe policia e shtoi sigurinë përreth ndërtesës, thanë forcat e sigurisë në Oslo.
Megjithatë, sipas transmetimit të drejtpërdrejtë, deputetët norvegjezë e vazhduan shqyrtimin e ligjeve, raporton agjencia “Reuters”.
“Ne jemi në skenë... për ta siguruar Kuvendin dhe për të parandaluar incidente të mundshme. Nuk kemi të dhëna deri më tani se ka rrezik ndaj palëve të treta” – i tha agjencisë “Reuters” një zëdhënës i policisë.
Një zëdhënës i Kuvendit tha se nuk është e mundshme që të hyhet në ndërtesë dhe se audienca publike është larguar nga objekti, përderisa policia po e heton çështjen.