Kërcënohet aktivisti Nushi - publikon fotografinë e kërcënuesit me Glauk Konjufcën - NACIONALE

Kërcënohet aktivisti Nushi - publikon fotografinë e kërcënuesit me Glauk Konjufcën

3 javë më parë

nga NACIONALE

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka publikuar në Facebook një mesazh kërcënues ndaj tij.

Ai po ashtu ka publikuar një foto të personit që ka kërcënuar i cili shihet me kryetarin e Kyvendit, Glauk Konjufca.

“Masi s’jam qëlluar unë aty se dhëmbët një nga një t’i kasha thyer more rrugaç, se juve Serbia është duke i'u paguar për të bërë trazira në Kosovë” – shkruan në mesazhin kërcënues nga A.A drejtuar anëtarit të PSD-së, Nol Nushi.

Lidhur me këtë kërcënim, Nushi ka thënë se po e poston këtë në mënyrë që t’i testoj organet e rendit për të parë shpejtësinë e veprimit.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme